Shqipëria, destinacioni i ri turistik i operatorëve hungarezë

albanianewmediterraneanlove-130408014157-phpapp01-thumbnail-4

Shqipëria do të bëhet pjesë e destinacioneve turistike për Hungarinë. Agjencia Turistike Shkodra Travel dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit organizuan një udhëtim familjarizues për një grup prej 23 operatorësh turistikë nga Hungaria.

Operatorët turistikë ndodhen në Shqipëri si anëtarë të Shoqatës së Udhëtarëve Turistikë Hungarezë, e cila po bashkëpunon me AKT për tërheqjen e turistëve hungarezë drejt Shqipërisë. Ata u njohën me një panoramë të përgjithshme të bukurive natyrore dhe pikave të ndryshme turistike në vend.

AKT zhvilloi një mbrëmje ttë veçantë në emër të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, gjatë së cilës shpërndau disa materiale promocionale për të pranishmit.

Të pranishëm ishin dhe ambasadori hungarez rezident në Shqipëri, Antal Heizer, presidenti i Shoqatës së Agjencive Turistike (ATA), Enver Mehmeti dhe nënkryetari i ATA, Sokol Hoxha, Kryetari i Shoqatës së Hotelerive Shqiptare, Zak Topuzi etj.

Në ditët në vijim grupi hungarez do të vijojë vizitat në destinacionet kryesore turistike shqiptare për të bërë të mundur përshirjen e Shqipërisë në paketat e tyre turistike, si një destinacion i ri hungarez.

Pin It