Qeveria kineze shpërblim për familjet që lindin më shumë se një fëmijë

Qeveria kineze pas heqjes së ligjit për një fëmijë të vetëm ka premtuar “shpërblime lindjeje” për ata që bëjnë dy fëmijë.

Politika e një fëmije të vetëm, kishte shkaktuar një plakje të popullsisë prej 16% nga persona mbi 60 vjeç. Sipas “China Daily”, pengesa kryesore është kostoja e lindjeve që do të sillte një fëmijë tjetër, ndaj dhe qeveria ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht ata që janë në vështirësi.

Sipas një sondazhi të bërë në vitin 2016, 60% e familjeve janë të gatshëm që të kenë një fëmijë të dytë për arsye ekonomike. Ajo që habit më shumë, është se i njëjti sondazh, rezulton edhe në mesin e familjeve të pasura në Pekin.

Në fund të vitit 2015, qeveria kineze hoqi politikën e “një fëmije” për shkak të reduktimit drastik të lindjeve që ka shkaktuar një plakje e përgjithshme e popullsisë.

Sot, 220 milionë njerëz në Kinë janë më shumë se 60 vjeç dhe Komisioni Kombëtar i Punës, ka parashikuar që brenda vitit 2033, personat e kësaj fashe do të jenë 400 milionë.

Pin It