Përbërësit:
200 gr kadaif
1 gotë arra
3-4 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Për ta zbutur:
1 litër qumësht
2 lugë gjelle nisheste
2 lugë gjelle miell
4-5 lugë gjelle sheqer
1 të bardhë veze
vanilje
1 lugë gjelle gjalpë
krem pastiçerie
Përgatitja:
Fillimisht në tigan hedhim gjalpin, sheqerin, gjysmën e masës së kadaifit dhe arrat. Në një tenxhere hedhim qumështin, nishestenë, miellin, sheqerin, të bardhën e vezës, vaniljen i përziejmë dhe i skuqim në temperaturë të ulët . Më pas e marrim nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin, kremin e pastiçerisë dhe e përziejmë. Një pjesë të kadaifit e shtrojmë në tepsi. Mbi të hedhim masën kremoze dhe e sërish mbi të shtojmë pjesën e mbetur të kadaifit. Kadaifin e vendosim në frigorifer për 4-5 orë, pastaj e ndajmë në pjesë. Ju bëftë mirë!