Kalendari historik: 9 Tetor

9 Tetori është dita e 282-të e kalendarit gregorian (dita e 283-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 83 ditë.

Ngjarje

1888 – Monumenti Washington hapet zyrtarisht për publikun e gjerë. Monumenti, i përbërë nga mermer, granit, dhe gurë të përzgjedhur, është struktura prej guri më e larta në botë, dhe obelisku më i lartë në botë (169 metra e 294 centimetra i gjatë). Kolona të tjera më të larta ekzistojnë, por ato nuk janë prej guri ose obelisqe. Ndërtimi i monumentit filloi në vitin 1848, por u ndërpre më 1854 – 1877, dhe përfundoi në vitin 1884 – ndërprerjet ndodhën për shkaqe të ndryshme si, mungesa e fondeve apo Lufta Civile. Pas përfundimit, ky monument u quajt struktura më e lartë në botë, titull i mbajtur më parë nga katedralja e Këlnit në Gjermani. Monumenti ruajti këtë përcaktim deri më 1889, kur Kulla Eifel përfundoi në Paris, Francë. Monumenti Washington qëndron në lindje të kryeqytetit amerikan; pamja e tij reflektohet në pishinën e gjatë përballë Memorialit të Linkolnit. Monumenti u dëmtua gjatë tërmetit më 23 gusht 2011 dhe uraganit Irene po atë vit; pritet të rihapet për publikun në vitin 2014.

1558 – U themelua Mérida në Venezuelë.
1804 – U themelua qyteti Hobart, kryeqyteti i Tasmanisë.
1820 – Guayaquil pavarësohet nga Spanja.
1824 – U ndalua robëria në Kosta Rikë.
1835 – U themelua Royal College, Colombo me emrin Hillstreet Academy.
1941 – Në Panama, Ricardo Adolfo de la Guardia Arango shpallet president i ri.
1944 – Çlirimi i Sarandës në Shqipëri
1962 – U pavarësua Uganda.
1967 – U ekzekutua Ernesto Che Guevara nën akuzën: tentim për nxitje revolucion në Bolivi. (figura 1)
2005 – Pierja e duhanit u ndalua në transportin hekurudhor në Angli.
2006 – Korea Veriore e testoi armën e parë nukleare.

2009 – Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Barck Obama në Osllo është shpallur fitues i çmimit Nobel për paqë.

Lindje

1892 – Ivo Andrić, shkrimtar serb – kroat, nobelist
1935 – Melihate Ajeti, aktore

1940 – John Lennon, Muzikant anglez i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqe. Anëtarët themelues i The Beatles.
1977 – Mehmet Dragusha, futbollist shqiptar

Vdekje

1934 – Aleksandar I Karađorđević,mbret i Jugosllavisë mbreterore
1943 – Pieter Zeeman, fizikant holandez
1967 – Che Guevara, revolucionar kubanez

Pin It