30 Nëntori është dita e 334-t e kalendarit gregorian (dita e 335-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 31 ditë.
1835 – Në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens – gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur. Para se të bëhej i tillë, Klemens kreu punë të ndryshme, përfshi timonier anijesh në lumin Missisipi – gjatë kësaj përvojë i lindi edhe ideja për emrin e penës, kur kapiteni i anijes thërriste “Mat thellësinë e ujit!”, (anglisht “Mark Twain!”). Gjatë kësaj periudhe. Mark Twain krijoi edhe personazhet e njohur, Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer dhe aventurat e tyre. Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij, dhe ati i letërsisë amerikane.
1872 – Në Glaskow, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë. Takimi, në prani të 4 mijë spektatorëve, përfundoi 0 me 0. Ndeshja ishte planifikuar për të filluar në orën 2 pasdite, por u vonua për 20 minuta për shkak të mjegullës. Spektatorët kishin paguar një tarifë hyrje prej 1 shilingë (10 qindarka. Dy nga lojrat më të hershme të futbollit të regjistruara në Evropë përfshijnë lojën e quajtur Episkyros në Greqinë e lashtë dhe versionin romak i quajtur Harpastum (lojë turme). Rregullat e sotme të futbollit janë bazuar kryesisht në ndeshjet e shekullit të 19-të mes skuadrave në shkollat publike të Anglisë. Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) u formua në vitin 1904. Në vitin 1930, FIFA organizoi kampionatin e parë botëror të fubollit në Uruguaj, dhe që atëherë çdo 4 vjet në një nga vendet anëtare të Federatës.