24 Marsi është dita e 83-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 282 ditë.
Ngjarje
1830 – Në Austri lindi Robert Hamerling – në një familje të varfër – Shfaq gjenialitet për poezi që në moshë të herëshme; kjo zgjoi interesimin dhe admirimin e disa personave me ndikim; falë ndihmës së tyre, Hamerling ishte në gjendje për të ndjekur gjimnazin dhe më pas Universitetin e Vjenës. Vdiq më 1869 në Graz.
Luani dhe Trendafili, nga Robert Hamerling
(shqipërim)
Mbi trëndafilin e kuq
Luani me zemërim shkeli
Putra me gjemba iu mbush.
Nga gonxheja e brishtë
Luanit këmba iu enjt
Dhe mes vuajtjesh vdiq.
Lulja e kuqe u ringrit
Mjekuar nga vesa e mëngjesit.
Kur je e ashpër dhe delikate
Por e këndshme dhe e pastër,
Bukuria del gjithmonë krye.
1882 – Shkencëtari gjerman Robert Koch (1843 – 1910) zbulon bacilin shkaktar të tuberkulozit (bacilo kok). Kok është i njohur për rolin e tij në identifikimin e agjentëve të veçantë që shkaktojnë sëmundjen e tuberkulozit, kolerës, dhe antraksit; ai krijoi dhe përmirësoi teknologjitë laboratorike në fushën e mikrobiologjisë. Kërkimet e tij çuan në krijimin e “postulateve të Kokut” ( katër parime bazë që lidhin mikrorganizma të veçanta me sëmundje të veçanta, dhe që mbeten edhe sot “standard i artë” në mikrobiologjinë mjekësore). Si rezultat i novatorizmit të tij mbi tuberkulozin, Robert Kok u nderua mei çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1905.
1896 – A. S. Popov bën transmetimin e parë të sinjalit të radios në histori.
1898 – Shitet automobili i parë. Robert Allison nga Pennsylvania bleu një automobil Winton pasi kishte parë reklamën e kësaj makine në revistën Scientific American. Kompania Winton Motor shiti atë vit 22 automobilë.
1906 – Kryehet për herë të parë regjistrimi i popullsisë në perandorinë britanike – rezultatet treguan se Britania ishte sa 1/5 e botës.
1919 – Ne Bronxville, Nju Jork, lindi Lawrence Ferlinghetti poet amerikan, piktor, aktivist liberal, botues. Ai është i njohur për “A Coney Island of the Mind” (1958), përmbledhje me poezi, përkthyer në 9 gjuhë, me shitjen e mbi një milion kopjeve. Fragmente nga dy poezi të Lawrence Ferlinghettit
1976 – Në Argjentinë forcat e armatosura rrëzojnë qeverinë kushtetuese të Presidentit Isabel Perón dhe fillon periudha 7 vjeçare dikatoriale e vetëquajtur Proces i Riorganizimit Kombëtar. Prej vitit 2006 një festë zyrtare e njohur si Dita e Kujtimit të së Vërtetës dhe Drejtësisë kremtohet në këtë ditë.
Lindje
1923 – Gjon Shllaku, përkthyes epik shqiptar.
1926 – Dario Fo, nobelisti italian në fushën e letërsisë.
1969 – Ilir Meta, politikan shqiptar
Vdekje
1905 – Jules Verne, shkrimtar francez (lindi më 1828)
1937 – Vehbi Dibra, haxhi. Asht një nga nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë.Lindi me 12 mars 1867, në Dibër të Madhe.
2007 – Sulejman Pitarka, aktor shqiptar