27 Korriku është dita e 208 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 157 ditë.
1586 – Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë – prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit – deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.
1789 – Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.
1921 – Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
1929 – Nënshkruhet nga 53 shtete Konventa e Gjenevës e vitit 1929, që merret me trajtimin e të burgosurve të luftës.
1953 – Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.
1996 – Në Atlanta, Gjeorgjia, sprinteri kanadez Donovan Bailey vendos rekordin botërorë në 100m në kohë 9.84s me +0.7 m/s.
Lindje
- 1784 – Denis Davydov, poet dhe gjeneral rus
- 1824 – Alexandre Dumas, i biri, autor francez
- 1835 – Giosuè Carducci, shkrimtar italian
- 1853 – Vladimir Korolenko, shkrimtar rus
- 1870 – Hilaire Belloc, shkrimtar anglez
- 1907 – P. Gjon Shllaku OFM, klerik, mësues, publicist, antifashist dhe antikomunist shqiptar.
- 1908 – Joseph Mitchell, shkrimtar amerikan
- 1983 – Lorik Cana futbollisit i njohur shqiptar.
Vdekje
- 1656 – Salomo Glassius, teolog gjerman
- 1924 – Ferruccio Busoni, pianist italian
- 1946 – Gertrude Stein, shkrimtare amerikane
- 2007 – Violeta Manushi, aktore shqiptare