Adele triumfon në Grammy Awards 2017, fiton 5 çmime

adela

Edicioni i 59 i Grammy Awards,  ka patur si kryefjalë të çmimeve fituese kengëtaren britanike Adele. Këngëtarja e hitit ”Hello”, ka fituar plot 5 çmime.

Dy nga çmimet më të rëndësishme që britanikja fitoi ishin, ”Albumi më i mirë i vitit” (25), ”Kënga e vitit”(Hello). Por pavarësisht kësaj, performanca e divës së muzikës pop Beyonce ishte e jazhtëzakonshit emocionuese, pasi këngëtarja është shtatzënë në pritje të dy binjakëve.

Vlen të theksohet se Adele, fitoi të gjitha çmimet, ku ajo ishte e nominuar. Adele mundi edhe mbretëreshën e popit, Beyonce ku kjo e fundit, fitoi vetëm 2 çmime.

Gjatë marrjes së çmimit për albumin më të mirë të vitit, Adele u shpreh se këtë çmim e meriton Beyonce, me albumin e saj ”“The Lemonade’’.

Në këtë ceremoni madhështore në Los Angelos, nuk kaloi pa u përmendur edhe ylli britanik që u nda nga jeta Krishtlindjet e kaluara, George Michael.

Në fjalimin e saj, Adele e përlotur refuzoi ta tërhiqte çmimin, duke thënë se atë e meritonte më shumë se ajo Beyonce, së cilës ajo i detyrohej gjithçka. Gjatë fjalës emocionuese u përlot edhe vetë Beyonce. “Çfarë dreqin duhet të bëjë ajo që ta fitojë atë?”, tha Adele.

Adele ishte protagonistja absolute e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”. 28-vjeçarja rrëmbeu plot 5 trofe, ndër të cilët edhe dy më të rëndësishmit: për këngën e albumin më të mirë.

 U vlerësua gjithashtu për regjistrimin, për perfomancën dhe albumin më të mirë “vocal pop”. Pasi magjepsi në fillim të mbrëmjes me një version të fuqishëm të “Hello”, këngë e albumit fitues “25”, më vonë u detyrua të kërkojë falje. Një herë gjatë perfomancës në homazh të George Michael, kur ngatërroi një pasazh të këngës “Fast Love”, dhe më pas teksa ngjitej e zbriste në skenë për të tërhequr njëri pas tjetrit 5 gramafonë të artë.
Pa i përmbajtur lotët, artistja britanike i bëri elozhe rivales Beyonce, duke thënë se çmimin e albumit më të mirë e meritonte ajo.
“Ndihem vërtet e nderuar dhe ju përulem për këtë çmim. Artistja e jetës sime është Beyonce dhe albumi i saj “Lemonade” ishte vërtet monumental,  i bukur e shpirtëror. Të gjithë ne që jemi këtu të adhurojmë”, tha Adele.
Është mallëngjyer gjithashtu ylli afroamerikan i muzikës pop Beyonce, e cila, pavarësisht 9 kandidaturave, e mbylli mbrëmjen vetëm me dy çmime: albumi më i mirë urban kontemporan dhe videoklipi më i mirë (Formation). Artistja, e cila është shtatzënë me binjakë, u shfaq me një performancë ambicioze dhe komplekse me këngët e saj “Love Drought” dhe “Sandcastles”, me tematikën e rilindjes, rigjenerimit dhe shërimit.
E veshur me një fustan e kurorë të artë si një mbretëreshë e Egjiptit të lashtë, ajo ia dedikoi performancën mëmësisë.
Në edicionin e 59 të Grammy Awards, që u mbajt në “Staples Center” të Los Angeles ishin të pranishëm artistët më të mirë amerikanë, përfshirë Lady Gaga, e cila këndoi një duet me Metallica, Alicia Keys apo Katy Perry.
Gjatë mbrëmjes nuk munguan as sulmet për politikat e presidentit Donald Trump.

 

Lista e çmimeve më të rëndësishme Grammy 2017:

Album i vitit
25 – Adele

Regjistrimi i vitit
Hello – Adele

Kënga e vitit
Hello – Adele

Albumi më i mirë rap
Shans Rapper – Coloring Book

Album më i mirë i muzikës bashkohore
Beyonce – Lemonade

Performanca më e mirë solo
Kisha ime – Maren Morris

Kënga më e mirë rock
Blackstar – David Bowie

Performanca më e mirë në grup
Theksoi – Tëenty One Pilots

Artisti i ri më i mirë
Shans Rapper

Albumi më i mirë pop
Adele -25

Performanca më e mirë solo
Hello – Adele

Albumi më i mirë rap
Chance The Rapper

Performanca më e mirë Rock:
Blackstar- David Bowie

Video më e mirë e vitit
Star Wars-The Force Awakens

Pin It