Afati për regjistrimin e adresave deri më 30 janarit 2018

Afati për regjistrimin e adresave të banimit të qytetarëve është deri më 30 janar 2018, pas kësaj date individët do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe gjoba, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSHEE, kanë nisur që muajin mars të vitit të kaluar, zbatimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, që pajis çdo qytetar me një numër personal identifikimi në momentin e kryerjes së regjistrimit të adresës së banimit.

Sipas njoftimit të OSHEE-s, regjistrimi kryhet falas deri në afatin 30 janar 2018, pas kësaj periudhe ky proçes do të bëhet me pagesë.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores.
Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.
Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”Lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor, që kryehet falas”, citon njoftimi i OSHEE-s. /ATA/

 

Pin It