Agjërimi rinovon trupin dhe e mbron nga sëmundjet

Shkencëtari me famë botërore që ka fituar çmimin Nobel në vitin 1940, Alexis Carrel, në librin e tij “Njeriu, Ky i panjohur” (L’Hamme, Cet Inconnu), thotë: “Gjatë agjërimit ushqehet e depozituara në organizëm harxhohen, më pas zëvendësohen me të reja dhe në këtë mënyrë në të gjithë trupin ndodh një rinovim, gjë e cila vërteton se agjërimi është i dobishëm për trupin.

Gjatë agjërimit sistemi nervor është në një qetësi absolute. Kënaqësia që na jep kryerja e një adhurimi, i shuan të gjitha tensionet dhe pakënaqësitë tona. Në këtë mënyrë, shmangen streset, të cilat janë ndër problemet më të mëdha të ditëve të sotme.”

Profesori gjerman Cehardet, në librin e tij mbi çështjen e mbështetjes dhe të forcimit të vullnetit, duke e këshilluar agjërimin, tregon se agjërimi është rruga më e efektshme për të siguruar sundimin e shpirtit mbi trupin me qëllim që njeriu të mos bëhet robi i prirjeve materiale, që të bëjë një jetë ku t’i ketë në duar frerët e nefsit.

Kurse Dr. Rowy thotë kështu rreth kësaj çështjeje: “Agjërimi e rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Këtë të vërtetë mjekësore të rëndësishme, Islami e ka zbatuar duke e bërë agjërimin e detyrueshëm, kurse mjekësia e sotme moderne e përdor agjërimin si mbrojtës dhe ilaç kundër sëmundjeve.”

Burimi: “Udhërrëfyesi i një myslimani, Adhurimet”, fq.232-233.

 

Pin It