Ai ishte si një burim në zemër të shkretëtirës…

Profeti Muhamed (s.a.s), është si një burim me ujë të kthjellët në zemër të shkretëtirës, si një rreze drite në errësirën e paanë. Mëshira ishte si një çelës magjik në duart e Profetit, sepse me të ai hapte zemrat që ishin aq të ngurtësuara dhe të ndryshkura, saqë askush nuk mendonte se ato mund të hapeshin. Por ai bënte shumë më tepër ngaqë ndizte pishtarin e besimit tek ata.

I Dërguari i Zotit kishte një dhembshuri të veçantë për fëmijët. Kur ai shikonte një fëmijë që po qante, e pushtonte në krahët e tij dhe ndante së bashku me të brengën apo hidhërimin. Ai ndjente dhimbje për një fëmijë më tepër se sa mund të ndjente nëna e tij. Një herë ai tha: “ Unë po falem dhe dëshiroj ta zgjas sa më shumë atë. Megjithatë dëgjoj një fëmijë duke qarë dhe e shkurtoj faljen për t’ia larguar ankthin nënës.” [Buhari, Edeb, 65; Muslim, Salat, 192]

Ai i merrte fëmijët në krahë dhe i përqafonte. Njëherë, ndërsa po ngushte dhe puthte nipat e tij, Hasanin dhe Hysenin, Akrah ibn Habisi i tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, por asnjërin prej tyre nuk e kam puthur kurrë!”  Ai tha: “Mëshironi në tokë që ata në qiell t’ju mëshirojnë ju!” [Tirmidhi, Birr, 16]

Pin It