Ai, lajmëtari i fundit i të fshehtës

Fjalën e fundit për Allahun, gjithësinë dhe njeriun e ka thënë Profeti Muhamed (s.a.s.), bërthama e pemës së ekzistencës, qëllimi final i librit të gjithësisë dhe zëri më i kthjelltë i ftesës për tek e Vërteta (Zoti). Ai, lajmëtari i fundit i të fshehtës dhe i të fshehtës së të fshehtës, Ai, intepretuesi i pagabuar i materies dhe dukurive, Ai, parashtruesi, madje, në një mënyrë që të mos i lërë shesh ndonjë ngatërrese, i marrëdhënieve mes njeriut dhe Krijuesit dhe prapë Ai, përcaktuesi në mënyrë krejt të hapur e të qartë i domosdoshmërive të këtyre marrëdhënieve. Me një aspekt, ai është një udhërrëfyes afërsie i pari dhe më i afërti i Zotit, kurse, me një aspekt tjetër, i fundit por më i sigurti.

Engjëjt janë pritësit e tij, profetët, paralajmëruesit e ardhjes së tij. Pishtari i profetësisë u ndez në fillim me të, kurse kuptimi dhe përmbajtja në thelbin e profetësisë, me formën e saj më të ndritshme, prapë me atë është vënë në shesh. Drita e parë para çdo gjëje është drita e tij, kurse tufani i fundit i dritës është shfaqja e tij në botën e jashtme. Nga një këndvështrim tjetër, ai është indeksi i objektives dhe subjektives, esenca e ekzistencës, lëngu jetësor i saj, fryti më i ndritshëm i pemës së krijimit në kornizën e qëllimit dhe, në emër të Krijuesit të Lartë, zotëria i tërë njerëzve…

Pin It