Ai (s.a.s) na mësoi se…

Ai e transferonte apo e përçonte realitetin e tij pozitiv tek të tjerët. Ai i mësoi njerëzit si të shikonin të mirën. Ai na mësoi të mos anashkalojmë asnjë punë të mirë, qoftë ajo edhe thjesht një buzëqeshje ndaj dikujt. Kur Muadh ibn Xhebeli u dërgua në Jemen, Profeti (a.s) i tha: “Lehtësoi dhe mos vështirëso! Përgëzoji njerëzit dhe mos i largo!”.

Kur Aishja (r.a) pa Profetin (a.s) duke u lutur aq gjatë sa këmbët i ishin fryrë, i tha: “O I dërguari i Allahut, pse e mundon kaq shumë veten kur Allahu të ka falur mëkatet e shkuara dhe të ardhshme?”. Profeti (a.s) iu përgjigj: “A nuk duhet të jem rob falënderues?”

Profeti (a.s) ishte i ekuilibruar. Ai kalonte kohë cilësore me familjen e tij. Amr ibn Asi (r.a) tregon se Profeti (a.s) ishte aq i kujdesshëm ndaj tij sa mendonte se ai ishte miku i tij më i mirë. Ai sigurohej që edhe koha që i kushtonte Zotit të tij të ishte cilësore, siç treguam edhe përmes hadithit të mësipërm.

Pin It