“Albania Brass Festival” muzikë, vlera, bamirësi e spektakël

Artistë nga vende të ndryshme të botës SHBA, Kroaci, Meksikë, Itali, Spanjë, Kosovë dhe Shqipëri do mblidhen së bashku për edicioni i II-të i International Albanian Brass Festival, i cili do  mbahet në Universitetin e Arteve, nga datat 18- 22 maj.

Organizatorët e “Albania Brass Festival” thanë sot në një konferencë për shtyp se nëpërmjet qëllimi i këtij festivali është të krijoj urat e bashkëpunimit mes artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Takime të tilla janë një ndihmesë e madhe për artistët e rinj të cilët kanë mundësinë të marrin mësime nga artistë të shquar dhe me eksperiencë disa vjeçare.

Gjatë këtij festivali do të mbahen gjithashtu edhe disa master klase pranë Universitetit të Arteve në Tiranë çdo ditë nga ora 10.00 – 12. 30 dhe 16:00-18:00. Ato do të udhëhiqen nga: Gregory Jones –USA, Brent Shires – USA, Tomislav Spoliar – Kroaci, Hector Tomas – Meksike dhe Sergio Guarne – Spanjë.

Ashtu si në Edicionin e I-rë edhe këtë vit, do të shfaqet ekspozita RETRO – BRAS – Historia e Orkestrave Frymore Shqiptare ndër vite, e cila do të jete e hapur gjatë të gjitha ditëve të Festivalit ne hollin kryesor të Universitetit të Arteve. Kjo ekspozitë shfaq fotografi të Orkestrave te para Frymore të ngritura në Shqipëri qe datojnë qysh prej vitit 1878.

Nata e parë do të hapet me performancën e “Albanain National Brass” në sallën Black-Box në orën 19:00. Një Ansambël i përbërë nga artistë shqiptare të trevave të ndryshme: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë. Programi i tyre do të përmbajë muzikë nga filmat shqiptarë e të huaj si “Mësonjëtorja”, “Liri a Vdekje”, “Padrino” etj. Këtë koncert “Albanian National Brass” do ta zhvillojë edhe në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” me datë 22 maj ora 16:00. Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit, fëmijëve do iu akordohet mësimi i gjuhës angleze për një afat të caktuar.

Në natën e dytë do të performojnë Brent Shires- USA, Iris Hasani, Gianmario Strappati Itali dhe Jonida Lazellari.

Në natën e tretë luan Sergio Guarne- Spanjë – Spanjë, Hector Tomas – Meksikë dhe Aldi Arreza- Korçë.

Nata finale do të kulmojë me ansamblin e madh të Brass-Band të Universitetit të Arteve me dirigjent Gregory Jones, solist Betim Krasniqi- Kosovë, Xhino Daja – Shqipëri.

Xhino Daja më pas do të vazhdojë me muzikë moderne elektronike dhe moderne nga Dr –Erik. Kjo natë do të kulmojë me dhënien e çmimit “Sudent of the Year” për studentin më të mirë të festivalit.

Artistët e ftuar do të interpretojnë kompozitorë të shquar klasikë, por edhe pjesë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës ndërsa organizohet nga Shoqata “Artistët Interpretë”. Festivali nis më 18 dhe përfundon më 22 maj në Tiranë. /ATA/

Pin It