“Ameba” e mallit të Rigel Rizaj

https://soundcloud.com/spektrum-group/ameba-e-mallit-te-rigel-rizaj

Ishim në studio me autorin e librit “Ameba”, Rigel Rizaj. Libri është një përmbledhje në 13 tregime, thelbi i të cilave janë ndjenjat, emocionet qe ndillen prej largimit te personit të dashur. Tregimet si narrative kryejnë një shëtitje midis reales dhe irreales. Vet Ameba rrefen nje djale se cilit i ka ikur e dashura, dhe pas braktisjes ai bie në një vuajtje të ngadaltë dhe gjithnjë në rritje prej mallit të fortë që ndjen për të. Ky mall dite pas dite mblidhet në grykën e tij dhe pa kuptuar është shndërruar në amebe. Dhe kjo amebe (simboli i ri i mallit) fillon ta mbyse duke ia pushtuar rruget respitarore. Pra, ameba, malli, nuk eshte veçse një tumor i rrezikshem. Tregimet e tjera kanë situata të tjera, por të gjitha i lidh kjo gjendje e cila është më e mirëpërfaqesuara tek ky tregim.

Pin It