Arsyeja pse zëri na tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video

 

Na ndodh shpesh të dëgjojmë zërin tonë nëpër video ose audio të ndryshme të regjistruara nga telefoni. Në rastin më të mirë, zëri  jonë mund të na duket ndryshe madje i panjohur për veshët tona.

E gjithë kjo e ka një shpjegim. Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim.

Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme. Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj (atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë.

Kockat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç’është në të vërtetë.

Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit e tjerë janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë.

Pin It