Asnjë i njëjtë me Të!

Profeti Muhamed (s.a.s.) është përfaqësuesi i nivelit më të lartë të emrit Rab-Zot të Allahut. Ai është një natyrë e përjashtuar e përfaqësuesit më të lartë të këtij emri të Allahut mes njerëzve duke përfshirë edhe profetët. Natyrisht, edhe ata që janë përgatitur nën edukimin e tij, janë, pas profetëve, më të zgjedhurit e njerëzimit. Është e pamundur të tregosh dhe të përgatitësh mbi tokë një Ebu Bekr, një Omer, një Osman, një Ali (r.anhum) tjetër. Ndërkaq, është e pamundur të arrihet niveli i ndonjërit prej sahabeve, shokëve të Profetit, sepse ata janë përgatitur e formuar nën edukimin personal të tij.  Janë edhe perlat e përgatitura në atmosferën e edukatës së tij dhe të përhapur në shekujt e mëpasëm, prandaj, në një kuptim, edhe ata janë përgatitur e formuar nga Profeti. Edhe përgatitja dhe formimi i njerëzve të ngjashëm me këta njerëz fisnikë e të zgjedhur që konsiderohen si krenari e njerëzimit, është e pamundur.

 

Pin It