Atmosferë lutjesh…

Profeti ynë i nderuar, Muhamedi (s.a.s.) shprehet, se myslimani që e përsërit lutjen: “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (s.a.s.) si profet.” në agim dhe në mbrëmje, do të fitojë pëlqimin e Allahut (xh.xh.). (Shih: Ebu Daud, edeb, 100).

Kjo thënie e bekuar (lutje) është një fjalë, e cila duhet të përmendet pareshtur prej besimtarëve në agim dhe në mbrëmje. Pasi në këto fjalë, ai shprehet se është i kënaqur prej Allahut, e kësisoj edhe prej gjithëkontrollit të Tij mbi gjithësinë, që e pranon Islamin si një sistem të përkryer hyjnor, dhe se është i kënaqur prej Profetit të profetëve, madje edhe i është dorëzuar tërësisht prijësisë së Tij, e rruga e të qenit besimtar i vërtetë pikërisht prej një ndjesie dhe besimi të këtillë kalon.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) me këto fjalë jetësuese na mëson neve një të vërtetë të patjetërsueshme, duke na shtyrë që të kryejmë sa më shumë vepra të mira, të cilat do të na i zgjerojnë më tej këto ndjenja, duke i bërë ato që të lëshojnë rrënjë e të thellohen, e duke i ripërmendur vazhdimisht me gjuhën tonë, ato do të na çojnë drejt horizontit të kënaqësisë…

Pin It