Babai hero, hap 8 km rrugë për shkollimin e fëmijëve

Në një fshat të largët në Indinë lindore, një burrë ka hapur një rrugë prej tetë kilometrash nëpër terrene kodrinore.

Jalandhar Nayak hapi rrugën që tre djemtë  e tij të mos kishin vështirësi për të shkuar në shkollë. Babai i djemve filloi hapjen e rrugës rreth 2 vite më parë dhe tashmë e ka mbaruar.

Përpjekjet e tij morën vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë këtë javë, kur ai u pubikua në një gazetë lokale.

“Fëmijët e mi e kanë të vështirë të ecin në shtegun e ngushtë dhe me gurë, duke shkuar në shkollë. Shpesh i kam parë ata që po pengohen nëpër shkëmbinjë dhe vendosa të ndërtoj një rrugë nëpër mal, në mënyrë që ata të mund të ecin më lehtë “, tha ai për News World Odisha.

Pin It