Bajamja, fruti i thatë që shërben si antidepresiv natyral

Bajamja-e-embel

Bajamja cilësohet si një antidepresiv natyral dhe kjo për shkak të ekuilibrit të mineraleve, proteinave, vitaminave. Bajamet këshillohet të përdoren rregullisht në rastet e lodhjes mendore dhe asaj fizike.

Bajamja ka disa veti shëndetësore:

 1.Lufton kolesterolin

Bajamet arrijnë të luftojnë nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

 2.Forcim i kockave

Bajamet janë të pasura me përbërës të ndryshëm ushqyes, të cilat arrijnë të shtojnë dendësinë e mineraleve në kocka.

 3. Kundër anemisë

Bajamet ndihmojnë në luftën kundër anemisë pasi përmbajnë vlera të larta ushqyese. Ato përmbajnë vitamina, në mënyrë të veçantë të grupit B.

4.Kundra të ftohtit

Vaji i bajameve bën shumë mirë edhe kundër të ftohtit. Bajamet duhen ngrënë edhe në raste të rënies së nivelit të hekurit.

 5. Rigjenerimi i lëkurës

Nënat e reja në veçanti duhet të kenë parasysh se cilat janë vetitë e bajameve. Pasi ato ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe të çarat që formohen për shkak të hapjes së lëkurës gjatë shtatzënisë. E po ashtu ndihmojnë në mbajtjen në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

 

 

 

 

Pin It