Bob Dylan nobelist në letërsi

dylan

“Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”, tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokholm.

Dylan, 75 vjeç, ka nisur karrierën muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotës.

Këngët e tij si Blowin’ in the Wind janë bërë himne të anti-luftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

Dylan ka qenë me ndikim të madh në muzikën dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada.

Megjithatë, hovi i tij më i madh nisi nga vitet 1960 kur ringjalli muzikën popullore, dhe i kushtonte vëmendje të drejtave civile amerikane.

Dylan ka shitur më shumë se 100 milion regjistrime të tij, duke e bërë kështu një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Gjithashtu ai ka marrë edhe çmime të shumta, duke përfshirë këtu Grammy Awards, Golden Globe Award, dhe Academy Award.

Në vitin 2008 gjithashtu morri një çmim për ndikimin e tij të thellë në muzikën popullore dhe kulturën amerikane, duke shënuar kështu kompozimet lirike, të fuqishme dhe të jashtëzakonshme poetike.

Por jo vetëm kaq, në vitin 2012 ai mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama, ndërsa dje mori çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane.

Dylan vazhdimisht ka qenë i përshkruar si një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20, duke u quajtur kështu “mjeshtër” i poezisë dhe i këngëve.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Rolling Stone”, “Blowing in the Wind”, “Don’t think twice, It’s all right”, “Knocking on Heaven’s Door”, etj.

 

Pin It