Bora mbulon vendin, problemet e para në qarkullim

Temperaturat e ulëta kanë favorizuar një mot të ftohtë dhe mund të themi që dimri ka ardhur përfundimisht.

Reshjet e dendura kanë bllokuar fshatrat në Bulqizë dhe Peshkopi. Në disa prej njësive administrative, trashësia e borës arrin deri në 50 centimetra, në Lurë dhe Kalanë e Dodës. Të njëjtën trashësi ka arritur bora dhe në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës.

Si pasojë e reshjeve të dëborës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa prej fshatrave. Reshje dëbore gjatë natës, të shoqëruara me ngrica, ka pasur edhe në Korçë
dhe Ersekë. Trashësia e borës është 25 cm në Dardhë dhe më pak në pjesën tjetër të qarkut. Si pasojë e ngricave, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme.

Pin It