Bosnje-Hercegovina përgatit byrekun gjigand 650kg

Në qytetin Tuzlaci i cili ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinë është përgatitur byreku 650 kg për të fituar titullin “Byreku më i madh në botë”.

Për përgatitjet e byrekut me përmasa 6 metra kanë marrë pjesë 14 kuzhinierë. Byreku u nda midis qytetarëve dhe punonjësve të zjarrfikseve lokale, policisë dhe ambulacave.

Organizatori i aktivitetit Omer Isoviç tha se qëllimi i kësaj përpjekje për të thyer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën e tyre tradicionale.

Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness të cilët do ta komunikojnë rezultatin brenda tre muajve.

Pin It