Bozdo: “Rama përgjegjës për përbytjet, fondet i kalon në pako dhuratë për klientelën e tij”

maxresdefault2

Partia Demokratike akuzon qeverinë  për mosndërhyrjen dhe mosdhënien e zgjidhjeve të duhura përballë kësaj situate të rënduar nga reshjet.

“Qytetarët vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve. E rëndë mbetet situata, sidomos në Shijak dhe Lushnje, dhe në fshatrat e këtyre zonave. Janë shembur dy ura në Shkumbin, duke izoluar rreth 6 mijë banorë në fshatrat Gryksh i Madh, Shezë, Trash dhe Petisht. Banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim e orendi, teksa janë shprehur para medias se askush nga qeveria nuk ka shkuar t’i takojë. Kudo, nga Veriu në Jug ka ndërprerje energjie, dëmtime rrugësh dhe fshatra të tërë të izoluar, e me mungesa bazike në ujë dhe ushqime”, tha Reila Bozdo.

Pas përshkrimit të situatës, Bozdo thotë se “pasi ka zhdukur 3 herë në prag të 3 dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, pasurinë e dëmtuar të mijëra familjeve. Ky është viti i tretë, që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin”.

Pin It