Brenda vitit receta mjekësore dixhitale në të gjithë vendin.

Edi-Rama3-480x263

Brenda vitit projekti pilot i lëshimit të “recetave mjekësore dixhitale” do të shtrihet në të gjithë vendin.

Sipas kryeministrit Rama, sigurohet shpejtësia në shërbim, përfshirë shtimin e transparencës në administrimin e fondeve dhe duke i dhënë fund korrupsionit me rimbursimin.

Deklarimet e opozitës për diagnostikimin e hershëm që njihet si “check up” falas, kryeministri i quajti sulme primitive.

“Sulmohet në mënyrën më primitive, më barbare dhe më injorante që është kontrolli mjekësor për grupmoshën 40 dhe 65 vjeç. Sikur të kishim pasur mundësi financiare më të mëdha do ta kishim shtrirë harkun e kësaj grupmoshe edhe më herët, duke pasur parasysh që një sërë sëmundjesh i japin shenjat e tyre edhe më herët”, deklaroi kryeministri.

“Ndërkohë që në të gjithë vendin ka vetëm dy pika për dializën -tha Rama- sulmohemi për partneritetin me privatin për ta shtrirë këtë shërbim edhe në qytete të tjera”-tha Rama.

Pin It