Bretkosës që nuk ju thye guximi

Një ditë, bretkosat kishin vendosur të zhvillojnë një garë mes tyre. Qëllimi ishte të arrinin të ngjiteshin në majën më të lartë. Në këtë event ishin mbledhur shumë spektatorë për t’i ndjekur. Askush nga spektatorët nuk besonte se bretkosat do ta arrinin majën. Të gjithë brohorisnin një zëri: “O ju të shkretat, s’keni për t’u ngjitur dot!”

Bretkosat filluan garën. Gati më shumë se gjysma e tyre, e braktisën garën që në fillim. Mbetën vetëm disa të cilat përpieshin me mish e me shpirt t’ia arrinin qëllimit, pa rënë nën presionin psikologjik të spektatorëve. Spektatorët vazhdonin brohoritjet: “O ju të shkretat, s’keni për t’u ngjitur dot!”

Në fund, edhe bretkosat më inatçije u dorëzuan. Vetëm njëra jo! Pas shumë përpjekjesh e arriti qëllimin. Të gjithë shikonin me habi se si kishte mundur që të ngjitej deri atje. Njëra prej bretkosave, vendosi t’i shkonte pranë për ta pyetur. Ajo po fliste, por bretkosa fitimtare nuk po reagonte aspak. Ajo ishte e shurdhër!

Përktheu: Hysni Merja

Pin It