Bujaria e Hz. Osman

Ibn Abbasi tregon se në kohën e Hz. Ebu Bekrit ra zi e madhe. Kur i thanë Kalifit për situatën e rënduar, ai tha: “Kur të vijë mbrëmja, Allahu do iu sjellë zgjidhjen.” Në fund të ditës vjen karvani i Hz. Osmanit me njëqind deve nga Shami. Tregëtarët e pritën që t’i blinin mallin. Hz. Osmani u tha: “Sa më jepni të fitoj?” Ata i thanë: “Për çdo mall, dy derhemë.” Hz. Osmani i tha: “Më kanë ofruar edhe më shumë!” Ata i thonë: “Për çdo mall, katër derhemë.” Hz. Osmani i tha: Më kanë ofruar edhe më shumë.” Tregëtarët thanë: “Askush nuk mund të japë më shumë se ne, se ne jemi tregëtarët e Medinës, kush është ai që të ka dhënë më shumë se ne?” Ai tha: “Allahu më ka dhënë për çdo derhem, dhjetë të tillë. Allahu thotë se kush vjen me një të mirë do të shpërblehet me dhjetë të mira dhe unë iu bëj dëshmitarë se gjithë karvanin ia kam ndarë sadaka gjithë myslimanëve.”

Pin It