Bukuresht, Ekonomi: Po përshpejtojmë rritjen ekonomike në Shqipëri

confindustria-4

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, (MZHETS) Milva Ekonomi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Confindustria Balcani që po mbahet në Bukuresht.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim Ekonomi tha se Shqipëria po nxit zhvillim e sektorëve që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Ajo shtoi se vendi yne ka klimën e favorshme për thithjen e investimeve të huaja. Ndërsa duke folur për Confindustria Balcani, Ekonomi u shpreh se ajo përbën një parter të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjik dhe shërbimet. Confindustria Balcani është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Shqipëria po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja duke ofruar kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, iniciativa konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”.

Pin It