Çdo gjë është një adhurues i Zotit

Mesazhi i Profetit (s.a.s) na sjell idenë se në krijim, çdo gjë është një adhurues i gjallë, i palodhur dhe i bindur i Zotit, pavarësisht nëse ato janë njerëz, kafshë apo krijesa të tjera.

Megjithëse mesazhi i Muhamedit (s.a.s) iu adresua arabëve së pari, si audienca më e afërt e tij, kjo nuk kufizoi mesazhin ndaj kombeve arabe dhe për këtë arsye ndaj asnjë vendi. Shumë vargje Kuranore kapërcejnë lokalitetet, besimet, etnitë duke filluar me thirrjen ‘O njerëz’ ose ‘O popull’.

Një dijetar komenton vargun e mëposhtëm kuranor: “Çdo gjë në qiej e në tokë lavdëron Allahun, edhe pse ju nuk e kuptoni adhurimin e tyre.” [Surja Isra, 44] duke ftuar lexuesin të futet në botën në të cilën Kur’ani u shpall dhe të shikojë errësirën që e dominonte atë. Në Arabi, përpara ardhjes së Profetit (s.a.s), kuptimi i krijesave nuk ishte i njohur. Shpallja e Kur’anit i dha frymë jete botës së natyrës dhe na mësoi se krijesat përreth nesh nuk janë materiale të vdekura dhe të pakuptimta. Përkundrazi, të gjitha ato e lavdëronin Zotin me gëzim të madh përmes gjuhës së tyre. Të njëjtët dijetarë myslimanë e ftojnë audiencën të ngasë mjetin e historisë dhe të udhëtojë në tokën e Arabisë për të parë situatën e atjeshme para dhe pas shfaqjes së Islamit.

Madje edhe në botën tonë moderne, në sajë të një krahasimi të bërë nga i njëjti dijetar, nëse 100 filozofë me të gjithë dijen e tyre të shkonin në Arabi dhe të punonin atje për 100 vjet, nuk do të ishin në gjendje të bënin ndryshimet që Muhamedi (s.a.s) bëri në 23 vjet. Ai transformoi suksesshëm këtë shoqëri të egër në një komunitet të civilizuar dhe përgatiti liderë për një civilizim të ri.

 

Pin It