Çdo gjëje me të mirë t’i përgjigjesh!

Mesihu i nderuar (a.s.) thoshte: “Mirësi nuk quhet kur ti i përgjigjesh me të mirë së mirës që të bëhet. Mirësi quhet kur i përgjigjes me të mirë së keqes.” Andaj edhe besimtari mund t’i falë të këqijat që i bëhen atij vetë. Madje, po të jetë e nevojshme, ai mund t’i përgjigjet edhe duke bërë mirë atyre që mund t’i kenë bërë keq.

Çdo gjë në rrugën e besimit dhe njëjësisë së Zotit është e lidhur me Krijuesin e Gjithëfuqishëm dhe vetëm tek Ai mbështetet. Andaj edhe, porsi një nëpunëse e caktuar prej tij, një milingonë arrin të mundë faraonin, një mizë Nemrudin dhe një mikrob edhe njeriun më të fuqishëm, ndaj edhe padrejtësitë nuk kanë mbetur asnjëherë si fitore për atë që i ka kryer ato.

Pin It