Çfarë nuk dini për sapunin e Marsejës

 

Vetitë e sapunit të Marsejës
Sapuni i Marsejës i pastër në shtëpi është një përbërës i thjeshtë dhe i nevojshëm për shumë emergjenca në shtëpi. Shumë i mirë nëse keni mbetur pa detergjentë për rrobat, apo për të pastruar të gjithë shtëpinë pa elemente kimike, gjithashtu një shampo e mirë për kafshët e shtëpisë.

Larje me dorë apo në lavatriçe?
Sapuni i Marsejës është i mirë në të dy rastet, si një sapun i drejtpërdrejtë mbi rroba apo edhe si një detergjent i lëngshëm për lavatriçen. Mjafton që ta copëtosh sapunin dhe e hedh direkt në vendin e detergjentit bashkë me disa pika vaji esencial livandoje, apo nëse robat janë të bardha një lugë sode bikarbonat. Një detergjent i lëngshëm? E shkrijmë sapunin në gjysëm litri ujë të nxehtë.

Pastrimi i shtëpisë
Falë këtij përbërësi antik, mund të keni dhomë me erë më të mirë, të pastra pa përdorimin e substancave kimike që janë dhe alergjike. Njësoj si rrobat mund të përdoret detergjenti natyral i sapunit të Marsejës për të larë çimentot, duke shtuar disa pika vaj esencial.

Mban larg insektet
Buburrecat, milingonat janë miq të papreferuar në shtëpi dhe mund të qëndrojnë larg me sapunin e Marsejës. Përgatisni një solucion të ngjashëm me detergjentin për shtëpinë, me copa të sapunit dhe ujë të nxehtë, por me një sasi më të madhe sapuni. Kur bëjmë përzierjen e sprucojmë në kënde, apo në mure. Erë e mirë dhe jo më insekte!

Pin It