Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1-Supë me makarona dhe kos

Përbërësit:

1 gotë uji me makarona fije

1 lugë gjelle gjalpë

5 gota ujë të nxehtë

Kripë

Piper i zi

Për kremin shtesë

1 e verdhë veze

2 lugë gjelle kos

Përgatitja:

1-Në një tenxhere të mesme shkrijmë gjalpin dhe pastaj i shtojmë makaronat. I kaurdisim ato deri sa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë ujin dhe e lejmë derisa të ziejë. Pasi uji ka arritur vlimin minimizojmë nxehtësine e sobës dhe e lemë 10 minuta të tjera.

2-Në një enë tjetër nisim përgatitjen e masës së kremit. Përziejmë mirë  të verdhën e vezës me kosin dhe më pas ja shtojmë supës që është në tenxhere duke i përzier ngadalë në mënyrë që të krijohet një masë sa më e njëtrajtshme. Shtojmë kripën dhe piperin e zi dhe e lëmë në nxehtësi shumë të ulët që të ziejë dhe pak.

 

2-Qofte Kasapi

Përbërësit:

500 gr mish i grirë për qofte

2 kokrra qepë të thata

2 lugë gjelle galetë

1 kokërr vezë

2 thelpinj hudhër e grirë

1 lugë çaji karbonat

1 lugë çaji kumin

1 lugë çaji piper i zi

1 gjethe e tharë dafine

Kripë

Përgatitja:

1-Grini qepët në rende dhe kullojini lëngun që ajo lëshon. Lëngun më pas do e përdorim për dicka tjetër. Më pas në një enë tjetër vedosni mishin e grirë dhe shtojini lengun e qepës, vezën.

2-Galetën, hudhrën, karbonatin, kuminin, piperin e zi, kripën dhe gjethen e dafinës i përzieni me dorë dhe ja hidhni mishit. Përzieni mirë brumin e qofteve deri sa të marrë njëtrjtshmëri dhe më pas lëreni të pushojë në frigorifer përreth 2 orë.

3-Në një tepsi të lyer me vaj vendosni qoftet të cilat duhet të jenë pak më të mëdha se arrat pra në formë të rrumbullakët.

4-Pasi piqet mund shoqëroni me sallatë lakrash ose me speca dhe domate.

 

3-Pilaf me perime:

Përbërësit:

1 gotë uji oriz për pilaf

1 kavanoz garniturë

1,5 lugë gjelle gjalpë

2 gota me ujë të nxehtë

1 kub sheqer

Kripë

Përgatitja:

1-Orizin pasi e keni larë lëreni në ujë përreth 15 minuta. Hapni kavanozin e garniturës dhe kalojeni në kullesë. Shpërlani kripën që mund të ketë dhe kullojeni mirë.

2-Në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe më pas shtoni orizin (e kulluar), sheqerin, kripën. Kaurdiseni përreth 2-3 minuta. Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe mbyllni kapakun derisa orizi të jetë pothuajse i zier plotësisht. Shtoni garniturën dhe lëreni dhe disa minuta të tjera derisa të shterrojë lëngu.

3-Mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir dhe lerëni përreth 15 minuta që të përthithet avulli. Pjatën e keni gati për servirje.

4-Brusketa Kapreze
Përbërësit:
  • 10 domate qershi
  • 8 fletë borzilok
  • 250 gr mocarela
  • 4 feta bukë
  • 4 kokrra ullinj të zinj
  • rigon
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri
  • kripë
Përgatitja:
1- Për përgatitjen e këtyre brusketave, si fillim vendosini në një tigan me zjarr të ulët fetat e bukës duke i thekur, por jo deri në momentin që ato të thahen.
2- Më pas, me thelpinë e hudhrës, lyeni bukën, duke e kaluar hudhrën disa herë sipër bukës.
3- Në një tas, hidhni domatet qershizë, që më parë i keni prerë në katërsh. Shtojini djathin mozarella, të cilin e keni prerë në kubikë të vegjël, shtojini kokrrat e ullinjve, rigonin, kripën, gjethet e borzilokut të prera në copa të vogla dhe në fund vaj ulliri. Përziejini mirë të gjithë përbërësit.
4- Me ndihmën e një luge, hidhni sipër bukës të gjithë përbërësit që përgatitët pak më parë dhe në fund shtojini sipër pak vaj ulliri.
5- Brusketat kapreze janë gati për t’u servirur.

 

5-Tiramisu

Përbërësit për 8 persona:

400gr biskota të gjata savoiardi

500gr maskarpone

6 vezë

130 gr sheqer

pak kakao

3 filxhana kafe ekspres për të lagur biskotat

Përgatitja:

1-Së pari merrni vezët dhe ndani të bardhat e tyre.  Në një enë përziejini mirë me mikser derisa të bëhen kremoze. Pasi janë gati të bardhat e vezëve filloni me të verdhat. Rrahini me mikser dhe ngadalë shtoni dhe sheqerin.

2-Tëk vezët e bardha shtoni maskarponen dhe përziejini me një lugë druri. Pas kësaj përzierje shtoni dhe të verdhat e vezëve në po të njëjtën enë dhe kështu këni gati kremin për tiramisu.

3-Në një tepsi xhami katrore filloni me shtrimin e biskotave të lagura me kafe dhe sipër i hidhni një shtresë krem dhe kakao. Kështu veproni me të gjitha biskotat.

4-Për dekor në vend të kakaos mund të hidhet dhe çokollatë  e grirë në rende ose ndonjë frut sipas dëshirës.

Pin It