Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë Krem Perime me Rozmarinë

Përbërësit:

  • 1 kokërr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 200 gr presh (gjysmë preshi mesatar)
  • 1 kokërr domate
  • vaj ulliri
  • 1 lt ujë
  • rozmarinë
  • kripë
  • piper
  • 1 dado pule/viçi

Përgatitja:

1- Presim pataten, qepën, preshtë dhe domaten në copa të vogla.

2- Hedhim vaj ulliri në një tigan dhe skquqim në të qepën.

3- Shtojmë preshtë, pataten i skuqim pak dhe i shtjmë 1 litër ujë. Hidhim  domaten, pak rozmarinë, kripë dhe piper dhe e bëjmë supë krem me frulator.

4- E hedhim në një pjatë për servirje dhe e dekorojmë me rozmarinë dhe vaj ulliri.

5- Ju bëftë mirë!

2. Tavë me perime të stinës

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 kungulleshka
  • 3 patate mesatare
  • 3 karota
  • 2-3 kokrra domate
  • 1 filxhan çaji bizele
  • 1 kokërr qepë
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 2 degë selino
  • vaj ulliri
  • majdanoz, kopër, dafinë sipas dëshirës
  • kripë, piper
  • ujë ose lëng mishi, ose perimesh

Përgatitja:

1- I presim të gjitha perimet në copa mesatare, afërsisht të së njëjtës trashësi.

2- Qepën e skuqim derisa të zverdhet.

3- I vendosim perimet në tavë, shtojmë qepën e skuqur, erëzat dhe i lëmë të piqen.

4- Kur të ketë arritur gjysma e pjekjes hedhim ujin dhe i lemë derisa të avullojë.

5- Ju bëftë mirë!

3. Sallatë me makarona shehrije dhe mish pule

Përbërësit:

  • 1/2 gotë me makarona shehrije
  • 3 gota ujë
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 fileto pule
  • 5-6 kastraveca turshi
  • 1 konservë misri
  • 2 speca të kuq (mesatar)
  • 2 speca jeshil (mesatar)
  • Disa gjethe majdanoz
  • Disa fije kopër (me dëshirë)
  • 4-5 qepë të njoma
  • Gjysmë limoni
  • 5 lugë gjelle uthull (balsamike ose normale)
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

1- Skuqim filetot e pulës me pak vaj ulliri dhe pasi të skuqen mirë, me një pirun i copëtojmë

2- Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim me pak vaj ulliri makaronat shehrije derisa të marrin pak ngjyrë dhe i ziejmë.

3- Në një enë të madhe hedhim makaronat e ziera, mishin e copëtuar të pulës, misrin, turshitë, specat, qepët, majdanozin, koperën, kripë e piper sipas dëshirës dhe i përziejmë mirë. Pastaj e rregullojmë shijen me lëng limoni, uthull e vaj ulliri.

4- Ju bëftë mirë!

4. Pite me mollë

Përbërësit

500 gr petë të gatshme për bakllava
1.5-2 kg mollë
3 luge sheqer
100 gr margarinë
100 ml vaj
 kanellë për aromë sipas deshirës
SHERBETI:
3 gota uji sheqer
2 gota ujë

Përgatitja:

1- Mollët i qërojmë, i grijmë në rende, shtojme 2 luge vaj dhe i vendosim ne tigan të ziejme derisa të shterojë lëngu që lëshojnë mollët gjatë zierjes. Ndërkohë shtojmë edhe sheqerin dhe kanellën dhe i kauardisim.

3- E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohen pak.

4- Në tavolinën e punës shtrojmë një petë, e spërkatim me përzierjen e margarinës së shkrirë dhe vajit, vendosim petën e dytë, e spërkatim prapë dhe pastaj petën e tretë.

5- Mbi petën e tretë vendosim mbushjen me mollët e përgatitura, e mbëshjellim në formë roleje dhe presim pjesë nga 5-6 cm gjatësi dhe i radhisim në një tepsi.

6- Në fund i lyejmë me vajin dhe margarinën e mbetur dhe i pjekim në 200 gradë C, për 30-35 minuta derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë.

7- Kur të bëhet e vakët i hedhim sherbetin e nxehtë duke e shtuar pak nga pak derisa ta përthithë të gjithë sherbetin.

8- Piten e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe pastaj e fusim në frigorifer.

9- Ju bëftë mirë!

Pin It