Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë me Fasule dhe Rukola

Përbërësit:

  • vaj ulliri
  • 4 thelpinj hudhër
  • gjysmë kokrre qepë(mesatare)
  • 1 kungull (jeshil)
  • 150 gr fasule (të ziera)
  • 1  gjethe dafine
  • trumëz (e freskët)
  • kripë
  • piper
  • 200 gr rukola
  • 30 gr djathë parmixhano
  • 800 ml ujë (ose lëng perimesh)

Përgatitja:

1- Ngrohni vajin në një tenxhere të thellë. Shtoni qepën, hudhrën dhe kungullin e prerë në kubikë. Skuqini për 5-6 minuta derisa qepa të bëhet transparente dhe kungulli të ketë marrë ngjyrë.
2- Shtoni lëngun e perimeve ose ujin, fasulet, gjethen e dafinës, trumzën, kripën dhe piperin.
3- Lëreni të ziejë për 10 minuta, më pas shtoni rukolën dhe vazhdoni ta zieni edhe për 3 minuta.
4- Miksojeni supën me blender dore dhe krijoni një masë kremoze.
5- Shtoni djathin parmigiano dhe përzijeni. Shërbejeni të ngrohtë.
6- Ju bëftë mirë!

2. Kofshë Pule të pjekura me Ullinj, Domate dhe Patate

Përbërësit:

  • 8 kofshë pule (me kocka)
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon
  • 470 gr domate qershi (pomodorini)
  • 1/2 filxhanë ullinj (pa fara)
  • kripë
  • piper i zi
  • 2 patate (të mëdha, të qëruara dhe të prera në formë kubike)
  • 3 degëza rozmarinë (të freskët)

Përgatitja:

1- Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Në tiganin ku do të piqen, hedhim patatet e prera në formë kubike me tre lugë gjelle vaj dhe i rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
2- I rregullojmë patatet në mes të tiganit dhe pastaj vendosim kofshët e pulës sipër tyre.
3- Shpërndajmë ullinjtë dhe domatet sipër kofshëve dhe pastaj pluhurosim kofshët me rigon, kripë dhe piper.
4- Spërkasim me dy lugët e mbetura të vajit të ullirit tavën dhe rregullojmë mbi të disa degëza rozmarine.
5- I pjekim për rreth 40 minuta, duke i trazuar përbërësit njëherë apo dy herë ndërsa gatuhen.
6- Vendosim kofshët në një pjatancë dhe pastaj kthejmë perimet në furrë dhe i pjekim derisa patatet të marrin një ngjyrë kafe të artë, për rreth 10 minuta më tepër.
7- Rregullojmë kofshët në pjatë dhe me lugë hedhim rrotull tyre patatet.
8- Me lugë shpërndajmë mbi kofshë edhe përzierjen e ullinjve dhe domateve. I shërbejmë menjëherë.
9- Ju bëftë mirë!

3. Sallatë me Panxhar dhe Djathë dhie

Përbërësit:

  • 4 panxhar (mesatarë, të qëruar, të shkurtuar dhe të prerë në gjysmë)
  • 1/3 filxhan arra (të copëtuara)
  • 280 gr zarzavate të gjelbëra (të përziera)
  • 1/2 filxhan lëng portokalli (koncentrat, të ngrirë)
  • 1/4 filxhan uthull balsamike
  • 1/2 filxhan vaj ulliri
  • 56 gr djathë dhie

Përgatitja:

1- Vendosim panxharët në një tigan, të cilin e mbushim me ujë të mjaftueshëm për t’i mbuluar. E lemë ujin të vlojë, pastaj i gatuajmë për 20 deri në 30 minuta, derisa të zbuten. I kullojmë dhe i lemë të ftohen, pastaj i presim panxharët në formë kubike.
2- Ndërsa panxharët janë duke u gatuar, vendosim arrat në një tigan në temperaturë mesatare. I nxehim derisa të ngrohen dhe të fillojnë të piqen. I heqim nga i nxehti dhe i lemë mënjanë të freskohen.
3- Në një tas të vogël, trazojmë së bashku koncentratin e lëngut të portokallit, uthullën balsamike dhe vajin e ullirit për të bërë salcë.
4- Vendosim nga një gjethe të gjerë zarzavatesh jeshile mbi secilën prej pjatave dhe sipër secilës hedhim arrat, i spërkasim me djathë dhie dhe vendosim panxharët duke i spërkatur me salcën e përgatitur.
5- Ju bëftë mirë!

4. Tortë me Mollë

Përbërësit:
  • 8 mollë të verdha
  • 1 petë sfoliat (në formë rrethore)
  • 2 bustina sheqer vanilje
  • kanellë
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
Përgatitja:
1- Qërojini mollët të gjitha. Ndajini në gjysmë dhe hiqjuni dhe bërthamat.
2- Shkrijeni gjalpin në një tigan rrumbullak që përdoret dhe për furrë, me buzë të larta që nuk ngjit.
3- Shtoni sheqerin dhe uleni flakën që të bëni karamelizimin.
4- Vërini mollat në formë kurore, duke vendosur disa feta në qendër. Sheshojini me një spatul.
5- Mollët duhet të zhyten në sheqerin e karamelizuar, që nuk duhet të marrë ngjyrë kafe, thjesht të artë. Hidhini sipër sheqerin me vanilje dhe kanellën.
6- Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni me brumin sfoliat duke i kapur mirë anët.
7- Futeni në furrë në temperaturë mesatare për 35-40 minuta.
8- Kur ftohet kthehet përmbys në një pjatë të madhe të sheshtë dhe shërbehet e ftohtë.
9- Ju bëftë mirë
Pin It