Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë me makarona dhe kos

Përbërësit:

  • 1 gotë uji makarona për supë (të holla)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4.5 gota ujë
  • 1 gotë uji kos
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji nenexhik
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

1- Në një tenxhere hedhim vajin dhe makaronat për supë dhe i trazojmë derisa të skuqen (të ndërrojnë ngjyrë). Pastaj hedhim gotat e ujit (uji duhet të jetë i nxehtë) dhe i lëmë të ziejnë derisa të vlojnë, pastaj i ulim zjarrin dhe i lëmë edhe për disa minuta të tjera të ziejnë.

2- Ndërkohë në një tas të madh hedhim kosin, vezën dhe një lugë miell dhe i trazojmë. Pastaj hedhim 1-2 garuzhde me lëng nga supa që po zien dhe e trazojmë shpejt.

3- Pastaj me kujdes e hedhim përbërjen te supa që po zien dhe e trazojmë shumë shpejt që të mos na pritet. E trazojmë vazhdimisht derisa të vlojë dhe e lëmë për disa minuta të tjera.

4- Në një tigan të vogël, shkrijmë një lugë gjalp dhe i hedhim nenexhikun. E skuqim pak dhe ia hedhim supës sipër. Supa serviret e ngrohtë.

5- Ju bëftë mirë!

2. Tavë me patëllxhan dhe mish

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë të gjatë
  • 500 gr mish viçi
  • 2 qepë
  • 3 speca jeshil
  • 1 domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • spec i kuq (i bluar)
  • rigon

Për salcën duhen:

  • 1.5 lugë gjelle salcë domate
  • 1 gotë ujë

Përgatitja:

1- Në një tenxhere mesatare skuqim mishin e prerë në copa, për disa minuta dhe i hedhim gati një filxhan ujë duke e mbuluar me kapat që të ziejë.

2- Pastaj i qërojmë patëllxhanët pjesë pjesë,  copëtojmë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

3- Në një tigan tjetër skuqim qepët dhe hudhrat për disa minuta dhe pastaj hedhim specat e prerë në copa mesatare. I trazojmë për disa minuta dhe i hedhim mishin kripën dhe erëzat sipas dëshirës.

4- Pastaj shtojmë edhe patëllxhanët dhe i trazojmë për 2-3 minuta.

5- Marrim një tepsi mesatare dhe hedhim përbërjen duke i hedhur edhe salcën e tretur në ujë dhe i vendosim sipër domate të prera në feta të rrumbullakta.

6- I fusim në furrë të piqen për 20 minuta në 180 gradë.

7- Ju bëftë mirë!

3. Tarator me karrota dhe speca të kuq të pjekur

Përbërësit:

  • 3 speca të kuq të pjekur
  • 2 karrota mesatare
  • 1 gotë e madhe uji me kos
  • 4 lugë gjelle arra të copëtuara
  • 1 thelp hudhër (sipas dëshirës)
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja:

1- Fillimisht grijmë në rende karrotat dhe i skuqim në tigan derisa të zbuten.

2- Pastaj i grijmë në copa të vogla spacat e pjekur dhe i përziejmë me karrotat i hedhim kripë piper arrat e copëtuara, hudhrën e grirë imët dhe i mbulojmë me kos.

3- Pasi i përziejmë pak bashkë, i vendosim në pjatën e servirjes.

4- Ju bëftë mirë!

4. Krostatë me reçel

Përbërësit:
250 g miell
150 g gjalpë shumë i butë, si krem
100 g sheqer
1 vezë
1 maje lugë kripë
Na duhet gjithashtu një kavanoz reçel, të shijes që dëshironi

Përgatitja

1.Në një tas përziejmë me luge druri: sheqerin me gjalpin për 30 sekonda, shtojmë vezën dhe me pas miellin me site dhe kripën. E punojmë me dorë per 1 minutë, sa të kemi një brumë homogjen. Brumi është shumë i butë dhe ngjit, por keshtu duhet të jetë.
Dy janë menyrat : ose e shtrojmë brumin në tavë direkt dhe me pas e lëmë të pushojë në frigorifer ose e lëmë të pushojë brumin siç është, në frigorifer, të mbështjellë me qese kuzhine. Më pas e hapim me peteë pasi ta kemi zbutur pak me dorë. Unë këshilloj mënyrën e parë për ato qe nuk kane eksperiencë në kuzhinë.

2.Lyejmë duart me pak miell, marrim pak me shumë se gjysma e brumit dhe e shtrojmë me dorë në taven te lyer me pare me gjalpë e pak miell duke veshur me brume dhe anesoret e tavës. Vëmë taven në frigorifer të pushojë, për 2 orë, të mbuluar me qese kuzhine. Nëse mundeni, lëreni dhe një natë pasi krostata del dhe më e mirë. Pjesën tjetër të brumit e shtypim me dorë për ta bërë sa me të sheshte, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e leme në frigorifer dhe këtë.

3.Pas kësaj kohe, ndezim furrën në 180°c. Marrim taven, e shpojme me pirun dhe shtrojmë reçelin. Brumin tjeter e punojme pak me dorë qe te zbutet dhe me pas e hapim me petes dhe shume pak miell. E presim me forma sipas deshires. te cilat i veme mbi recelin ne tave.
E veme krostaten te piqet per 25/30 minuta afersisht pasi varet nga furra qe keni ju.
Te nesermen eshte dhe me e mire.

 

Pin It