Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë me Oriz dhe Kos

Përbërësit
  • 60 gramë oriz
  • 800 ml ujë
  • 60 gramë miell
  • 300 gramë kos
  • 1 vezë
  • 40 gramë gjalpë
  • 10 gramë kripë
  • piper
  • 10 gramë nenexhik
  • limon
  • bukëvaj ulliri

Përgatitja:

1- Në një enë hidhni orizin dhe ujin. Shtoni kripë dhe piper. Ziejeni në zjarr mesatar për disa minuta.
2- Në një tas të madh hidhni miellin, kosin “Lufra”, vezën dhe gjalpin. Trazojini mirë me një rrahëse kuzhine.
3- Hidheni përzierjen te orizi. Përziejini mirë. Shtoni nenexhikun dhe pak kripë. Përziejini sërish.
4- Hidhni pak supë në një pjatë. Shërbejeni me një fetë limon, bukë dhe vaj ulliri.
5- Ju bëftë mirë!

2. Biftek Viçi me Kërpudha

Përbërësit
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër (të grirë)
  • 700 gr mish viçi (kundërfiletë)
  • 450 gr kërpudha (të paketuara, me lëng)
  • 230 gr salcë domatesh
  • kripë
  • piper
Përgatitja:
1- Presim mishin e viçit në kube. Në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren, nxehim vajin e ullirit dhe mishin e viçit me hudhër derisa të marrë ngjyrë kafe.
2- Shtojmë kërpudhat me lëng, salcën e domateve, kripë dhe piper. I gatuajmë për 30 minuta ose derisa copat e mishit të viçit të zbuten.
3- E servirim të ngrohtë.
4- Ju bëftë mirë!

3. Byreçka me Djathë të bardhë

Përbërësit:
  • 230 gr djathë dhie (ose deleje, të thërrmuar)
  • 3 lugë gjelle qepë të njoma (të grira hollë)
  • 1 vezë (e rrahur)
  • 500 gr brumë sfoliat
  • 1 lugë çaji ujë
Përgatitja:
1- Nxehim paraprakisht furrë në 190 gradë C. Në një tas të vogël përziejmë djathin, qepët jeshile dhe vezët.
2- Prijeni brumin në 12 katrorë. Vendosi një lugë të rrumbullakuar të përzierjes së djathit në qendër të secilit katror. Njomni fundet me ujë dhe mbushni brumin aq shumë sa të formojë një trekëndësh.
3- Shtypni fundet së bashku fort me një pirun, në mënyrë që të mbyllen mirë. Lyeni lehtë brumin e byreçkave me përzierjen e të verdhës së vezëve.
4- I pjekim për 20 minuta në furrën e nxehur që më parë ose derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. I shërbejmë të ngrohtë ose në temperaturën e dhomës.

4. Sallatë verore me oriz

Përbërësit
  • 450 gr oriz (Farro)
  • 1 kokë lakër e kuqe (e vogël)
  • 3 filxhanë çaji rukola (e freskët)
  • 1 kastravec (i madh, i qëruar dhe i prerë në formë kubike)
  • 1 qepë (e vogël, e qëruar dhe e prerë në formë kubike)
  • 2 filxhanë çaji domate qershi (të përgjysmuara)
  • 3 lugë gjelle koper (të copëtuar)
  • uthull balsamike
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja:
1- Gatuajmë në një tigan orizin të mbuluar me ujë derisa të bëhet i butë, rreth 20 minuta.
2- Ndërkohë që orizi gatuhet, presim dhe mbledhim perimet. Thajmë orizin dhe e lemë të ftohet në temperaturën e dhomës.
3- Në një tas të madh hedhim orizin me perimet, pastaj shtojmë pak uthull dhe vaj ulliri dhe i përziejmë.
4- I sezonojmë mirë me kripë dhe piper dhe i përziejmë sërish. I ruajmë në temperaturën e dhomës.
5- Ju bëftë mirë!

5. Sallatë frutash të thata

   
Përbërësit
  • 230 gr fiq të thatë
  • 230 gr kajsi të thata
  • 230 gr kumbulla të thata (pa fara)
  • 1/2 filxhan boronica (të thata)
  • 1/2 filxhan rrush i thatë
  • 1/2 filxhan rrush i thatë(në ngjyrë të artë)
  • 1/4 filxhan stika pishe
  • 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja
1- Vendosim fiqtë, kajsitë, kumbullat e thata, boronicat dhe të dy llojet e rrushit të thatë në një tas. Hedhim mbi to pak ujë, derisa të mbulohen.
2- Mbulojmë tasin dhe e lemë që të thithë ujin gjatë gjithë natës, të paktën për 8 orë.
3- Hedhim frutat e lagura me ujë në një tigan. I përziejmë me arra pishe dhe mjaltë. I lemë të ziejnë, duke i trazuar herë pas here, deri sa frutat të zbuten por të ruajnë ende formën e tyre, për rreth 30 minuta.
4- Hiqini nga i nxehti dhe kthejini frutat dhe lëngun në tas, duke treguar kujdes që frutat të mos ndahen apo thyhen. Lërini të ftohen në temperaturën e dhomës.
5- Mund t’i servirni me një kupë akullore.
6- Ju bëftë mirë!
Pin It