‘CityTree’, pema e mençur që ka efekt sa për 275 pemë

‘CityTreeështë pema e mençur që kombinon bimë të caktuara dhe hanë materien e dëmshme të partiklave (PM-në), dioksidin e azotit dhe dioksidin e ozonit.

Filtri i kësaj peme e ka të njëjtin efekt sa 275 pemë urbane, por kërkon 99 për qind më pak hapësirë.

Konstruksioni i saj përmban sensorë të cilët i mbledhin të dhënat klimatike dhe ato të ambientit, për ta rregulluar dhe kontrolluar njësinë dhe për t’u siguruar se pema mbijeton.

Duke përdorur teknologjitë si ‘WiFi’, ‘NFC dhe ekranet digjitale, pemët ‘CityTree’ gjithashtu mund të transmetojnë edhe informacione vizuale dhe dixhitale.

E mira është se ‘CityTree’ mund të vendoset edhe në lokacione ku asnjë pemë nuk mund të mbillet apo rritet. Tjetra është se ‘CityTree’, ndryshe nga filtrat tjerë të pastrimit të ajrit, nuk kërkon zëvendësim të shpeshtë të filtrave.

Pin It