Çmimi i 22-të ndërkombëtar Onufri

onufri-xxii

Galeria Kombëtare e Arteve e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë do të prezantojë për publikun edicionin e XXII të Çmimit Ndërkombëtar Onufri, me titull “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, kuruar nga artisti shqiptar Fani Zguro.  Ekspozita do të instalohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pjesë e saj do të jenë gjithashtu edhe dy projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”). E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli (1907-1967).

Artistët:

Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bünger, Kajsa

Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina José Galindo, Rä di Martino,

Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Dejan

Kaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, Christopher Milne, Haroon Mirza, Museo Aero

Solar, Bruno Muzzolini, Ferhat Özgür, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi,

Pipilotti Rist, Damien Roach, Karl Ingar Røys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette

Schiltz and Bert Theis, Arjan Shehaj, Bert Theis, Josephine Turalba, Esmé Valk,

Daniëlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja

 

Fani Zguro ka lindur më 1977 në Tiranë. Jeton dhe punon në Berlin.

Konferenca me mediat do të jetë dt.15 dhjetor 2016, ora 13.00. Ekspozita do të hapet dt. 15 dhjetor 2016, ora 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 Shkurt 2017.

Pin It