Dafina, bima me gjelbërim të përhershëm me shumë përfitime

Gjethet e dafinës janë krejt ndryshe nga çdo erëz ose barishte e thatë që mund të kemi në kuzhinë. Në çdo gatim, të gjitha erëzat dhe barishtet e tjera përdoren dhe konsumohen deri në fund, ndërkohë që gjethet e dafinës duhen hequr nga ushqimi përpara servirjes. Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të dafinës të renditura AgroWeb .

Trajtimet e diabetit: Gjethet e dafinës janë efikase në trajtimin e diabetit të llojit 2. Ato ulin nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit dhe trigliceridet. Për të përfituar rezultatet maksimale, gjethet duhen shkërmoqur, pluhuri i tyre të përfshihet në ushqim dhe të konsumohet për 30 ditë.

Konsumimi i dafinës pluhur do të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rregullojë funksionet e zemrës. Antioksidantët tek gjethja e dafinës e ndihmojnë trupin të përpunojë insulinën në mënyrë më efikase. Kjo veti e bën dafinën një zgjedhje të mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata, organizmi i të cilëve ka rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Ndihmon tretjen: Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve.

Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për dietat jo-vegjetariane. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë.

Sistemi kardiovaskular:

Fitoushqyesit tek gjethet e dafinës janë të fuqishëm. Ato janë një mburojë e mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Këto gjethe përmbajnë substanca të vlefshme siç janë rutina, salicylates, acidi kafeik dhe fitoushques që forcojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë funksionet e saj.

Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni.

 Infeksionet dhe të ftohtit: Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

Në ndihmë të gjumit: Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira.

 Problemet me veshkat: Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë formimin e gurëve.

Lëkura: Gjethet e dafinës largojnë stresin nga lëkura dhe parandalojnë shfaqjen e njollave dhe rrudhave. Hidhni 5 gjethe të thata të dafinës në dy gota ujë. Ziejeni lëngun për 2 minuta në një çajnik të mbyllur. Hidheni lëngun e zier dhe mbajeni fytyrën sipër enës duke mbuluar kokën me një peshqir. Avulli do t’i vijë lëkurës suaj në ndihmë.

Burimi: AgroWeb

 

Pin It