Dashuria për Allahun, një eliksir jetëdhënës…

Nëse ka një eliksir që të fshijë myshkun e mendjeve të dukura si të ditura dhe ndryshkun e mendimeve të dukura si përkrahëse të fesë, ai është, pa dyshim, dashuria për Allahun, dashuria për të gjithë qenien si rrjedhojë e dashurisë për Të dhe pasioni për të vërtetën. Kur zemrat të marrin vrull me pasion dhe shpirtrat të ngrihen peshë me dashuri, të gjitha boshllëqet dhe dobësitë njerëzore ose bëhen pluhur e hi ose shndërrohen në eliksir, në pije jetëdhënëse!

Pin It