Destinacion: Bogova

DSC09535-1024x677

Bogova është një fshat turistik dhe  ndodhet në lartësinë 265 m mbi nivelin e detit.

Fshati filloi të popullohej rreth viteve 1950-të, por zhvillimin më të madh e mori pas viteve 1990-të, kur edhe u krijua si qendër komune.

Në këtë fshat turistik ndodhet edhe hidrocentrali më i madh në qarkun e Beratit, i cili furnizohet me ujin e burimit të Bogovës.

Po nga ky burim marrin ujë të pijshëm edhe qyteti i Poliçanit, fshatrat përgjatë rrugës dhe qyteti i Beratit.

Bogova është e populluar nga banorë të ardhur nga zonat e Skraparit dhe fshatrave përreth saj. Ajo përbëhet nga 9 fshatra me rreth 2500 banorë.

Është një vend pothuajse përherë i gjelbëruar.

Bogova quhet ndryshe edhe si porta hyrëse e turizmit në drejtim të Skraparit dhe luginës së Osumit, kanioneve të tij të famshëm që shfrytëzohen në çdo kohë për sportin e kanotazhit.

Në këtë rrjedhë lumore ka me dhjetra vepra monumentale të natyrës dhe njeriut, ura,teqe, kështjella, shpella dhe guva…

Bogova si zonë turistike me një potencial shërbimi model, me hotele e restorante, i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin.

Shënjat e para të mberritjes së pranverës tashmë janë dhënë, kështu që kujdesi ndaj shërbimit turistik në këtë zonë, por dhe në të gjithë vendin, duhet të filloje.

Udhëtimi drejt Bogovës dhe rrjedhës së Osumit është komod dhe i mundshëm deri në Skrapar.

 

 

Pin It