Dieta kronologjike, regjimi ushqimor që lidhet me kohën e ngrënies

Kur bëhet fjalë për kilogramët e tepërt mendja shkon tek ajo çka konsumojmë, në fakt një element tjetër thelbësor është edhe koha e ngrënies.

Metabolizmi ynë ndryshon gjatë 24 orëve, e për rrjedhojë dhe aftësia për të përthithur ushqimin. Kështu nuk është njësoj të konsumosh makaronat në darkë, apo në drekë.

Quhet Dietë Kronologjike dhe nuk është një dietë e radhës, por një regjim ushqimor për të cilin ka nisur të flitet që në vitet ’80. Thelbi është tek sinkronizimi i vakteve me orën e brendshme të trupit, duke nisur nga cikli gjumë-zgjuar, ditë-natë. Pra, duket se është më mirë të hash ushqim sa më herët.

Por cila është arsyeja shkencore e avantazhit të konsumit herët të vakteve? “Dimë ende shumë pak për dietën kronologjike, por dimë atë që vëzhgojmë. Pra, hormone ndjekin një ritëm rrethor,  prodhimi i tyre ndryshon gjatë 24 orëve. Ata që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në pjesën e parë të ditur janë më të dobët dhe kanë rrezik më të ulët për diabet dhe sëmundje të zemrës”, thotë Andrea Ghiselli.

Pin It