Dita Botërore e Mjedisit

Plot 48 vite më parë, 5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i këtij vendimi ishte të shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin, të tërhiqte vëmendjen politike mbi këto çështjem si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim.

Data 5 qershor u zgjodh sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit i OKB-së për Mjedisin (UNEP).

Edhe në të kaluarën, tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të popullsisë.

Zinxhiri mjedisor i botës sonë zotëron një ndërthurje të pashoqë. Mjedisi mund të ripërtërihet vetvetiu. Tragjedi të mëdha si shpërthimet e vullkaneve, zjarret e mëdhenj në pyje ose rënia e meteorit të madh që shkaktoi zhdukjen e dinozaurëve e ekuilibrojnë përsëri botën në vetvete. Por ndotjet e shkaktuara nga dora e njeriut si pasojë e industrializimit i prishin ekuilibrat në mënyrë të parikuperueshme.

Industrializimi, konsumi me shpejtësi i burimeve të naftës me bazë hidrokarboni, qymyrit, gazit natyror etj, shkakton probleme të mëdha për mjedisin. Shkencëtar iu drejtuan kërkimeve të energjisë së rinovueshme dhe zhvillimit të teknologjisë, që do të përmirësonin anët negative të ndotjes së mjedisit. Në ditët tona, bëhet fjalë për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor dhe shoqërisë vizionare për një jetë ambientaliste. Nëpër shtëpitë tona, në punë, në makina e deri tek planifikimi urbanistik, pra, në një fushë të gjerë, ndeshemi me zgjidhje ambientaliste. Gjatë ndërtimit të shtëpive dhe apartamenteve, përpiqemi që të përdorim materiale që reduktojnë konsumin e ngrohjes, energjisë dhe ujit. Njeriu merr masat e duhura që ujërat e zeza të shtëpive dhe industrisë të mos dëmtojnë mjedisin. Shtetet stimulojnë prodhimin dhe përdorimin e automobilave me energji alternative. Mbase në një të ardhme të afërt, të gjitha makinat do të punojnë me motor hibrid.

Burime të tilla si nafta, qymyri dhe gazi natyror nuk janë të pakufishme, për këtë arsye kërkimi i burimeve alternative vazhdon gjithmonë në rritje. Sipas parashikimeve pozitive, burimet fosile mund të konsumohen edhe deri në 50 vjet.

 

Industria dhe urbanizimi në zhvillim rrisin njëkohësisht edhe nevojën për energji.

Njeriu mundohet të rrisë përdorimin e elektricitetit nga era, valët e detit dhe rrezet e diellit. Një burim tjetër është edhe riciklimi i mbetjeve. Edhe nga centralet bërthamore mundohemi të sigurojmë nevojën për energji. Ndërkohë, në mendje mbeten gjithmonë tragjeditë natyrore për shkak të aksidenteve si ai i Çernoblit apo Fukushimës si pasojë e cunamit të shkaktuar nga tërmeti. Për këtë arsye, në Turqi janë rritur masat e sigurisë për centralet bërthamore të gjeneratës së re, të cilat do të prodhojnë energji të sigurt dhe do reduktojnë vartësinë e Turqisë për energji nga jashtë vendit.

Detyra jonë më e madhe si njerëz është të mbrojmë botën tonë, të krijojmë politika ambientaliste jo vetëm në rang kombëtar, por në shkallë globale. Njeriu duhet të parandalojë edhe kërcënimin që i kanoset atmosferës me zhdukjen e Pyjeve të Amazonës, të cilat pranohen si mushkëritë e planetit tonë.

Armosferën e kërcënon edhe rritja si kurrë më parë e konsumit të mishit të lopës/viçit. Në stallat ku rriten lopët për produkt mishi dhe nënproduktet e tij, çlirohen sasi të mëdha gazi metan që ndikojnë negativisht atmosferën. Kimikatet e dëmshme nga çlirimi i gazrave me efekte serë si pasojë e përdorimit të automjeteve dëmtojnë shëndetin e njeriut, si dhe shkaktojnë hollimin e atmosferës. Për këtë arsye, vitet e fundit është zhvilluar edhe teknologjia e automobilave miq të mjedisit.

Edhe gazi që përdoret në deodorante apo mbetjet plastike ndikojnë negativisht atmosferën. Ndikime të shumta negative shkaktohen në shumë fusha të jetës, disa prej të cilave janë të paevitueshme. Shpresa jonë janë studimet dhe hulumtimet e shkencëtarëve për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur efektet negative të shkaktuara nga dora e njeriut.

Ne nuk kemi botë tjetër për të jetuar. Dhe duke qenë se nuk do të kërkojmë dhe të “gjejmë botë të reja” ashtu siç propozoi fizikanti i madh Stephen Hawking, duhet të mbrojmë mjedisin dhe ta bëjmë këtë botë më të jetueshme.

Duke prishur ekuilibrin natyror, ne vëmë në rrezik si njerëzimin ashtu edhe ekzistencën e të gjitha gjallesave të tjera në planet. Nëse vazhdojmë të jetojmë në këtë mënyrë, atëherë do të bëhemi shkak që fëmijët, nipërit tanë, pra, e ardhmja e njerëzimit, të mos gëzojë shanset dhe mundësitë për të plotësuar nevojat e saj më themelore. Kur në të vërtetë një mjedis, të cilit i është mbrojtur ekuilibri, rendi dhe bukuritë, është trashëgimia më e çmuar që mund t’u lëmë brezave të ardhshëm.

Me shpresën që të krijojë dhe rrisë ndërgjegjësimin, pasi ky është në thelb edhe qëllimi i saj, ne ju urojmë të gjithëve: Gëzuar Ditën Botërore të Mjedisit!

Pin It