Djaloshi zemërmadh me sy të zinj rrezëllitës…

Shkrimtari i famshëm britanik, Thomas Carlyle, në librin e tij “Mbi Heronjtë, Adhurimin e Heronjve dhe Heroiken në Histori”, mesazhin dhe karakterin e Profetit (s.a.s) që në rini të Tij e përshkruan:

“Ah, në këtë djalosh zemërmadh me sy të zinj rrezëllitës dhe shpirt të butë e pranues ndaj çdo elementi të një shoqërie që gjallonte mes egërsisë kishte vend për të tjera mendime, përtej ambicies. Një njeri madhështor që fliste me heshtje. Ai ishte një nga ata njerëz që nuk mund të sillej ndryshe, vetë natyra e kishte përzgjedhur të ishte i sinqertë. Ndërsa të tjerët  gjallonin mes të rëndomtës dhe thashethemeve, të kënaqur me mjedisin në të cilin jetonin, ky njeri nuk e shikonte veten pjesë të të njëjtit mjedis; ai ishte i vetmuar me shpirtin e tij dhe realitetin e dukurive që e rrethonin. Misteri i madh i qenies, siç e përmenda edhe më parë, vetëtiu mbi të, me frikërat dhe shkëlqimin e tij; asnjë fjalë nuk mund të fshihte faktin e pamohueshëm. “Këtu jam Unë”; ky sinqeritet, siç ne e quajmë, përmban vërtet diçka hyjnore. Vepra e një njeriu të tillë është thirrje e drejtpërdrejtë nga zemra e natyrës.”

Pin It