Do t’ju afrohem aq shumë saqë mes nesh nuk do të ketë asnjë pengesë…

Hz Musa kur foli një herë me Allahun, e pyeti: “O Allah a ka njeri tjetër më të privilegjuar se unë që po flas me ty?

Po, thotë Allahu, ka.

“Në kohën e ahiretit, do të vijë populli i Muhammedit (s.a.s). Ata do ta kenë farz agjerimin përgjatë një muaji e kur të vijë koha e çeljes së iftarit, do të jem shumë pranë tyre. Do t’ju afrohem aq shumë saqë mes nesh nuk do të ketë asnjë perde që të mund të na pengojë, as këto 70 mijë perdet që janë mes nesh në këto momente.”

Kur tha kështu edhe Hz.Musa (a.s) tha: “Ah sikur të isha edhe unë nga populli i Muhammedit (s.a.s) e të përfitoja nga kjo mirësi.”

Në kohën e iftarit, në të cilën Zoti gjendet pranë nesh më afër se asnjëherë, le ta shfrytëzojmë çdo sekondë për të fituar kënaqësinë dhe dashurinë e Tij! Kur të thirren ezanet, le të bëjmë dua për njëri tjetrin!

Qoftë e begatë çdo ditë e këtij muaji të bekuar!

Pin It