“Don Kishoti” bashkë me Sanço Pançon vijnë në Teatrin Kombëtar

big_don_kishoti_poster

Teatri Kombëtar sjell në skenë “Don Kishot-in”, kryeveprën e Miguel de Cervantes. Shfaqja do të­ jetë premierë në datat 11-13 Nëntor ora 19:00 nën interpretimin e  Romir Zallës,Gentian Zenelajt, Albana Sançolli, Gert Ferra , Aurora Qazimi, Amos Zaharia , Valina Muçolli , Laerti Vasili  Aleksia Xhemalaj dhe me pjesemarrjen e Arlinda Morava (soprano). Regjisor është Klajd Ymeri . Skena dhe Kostumet: Desantila Lika . Muzika: Kristi Popa.

Don Kishoti është një mesoburrë zotëri nga La Mancha, Spanja qëndore, i fiksuar pas idealeve kalorsiake të lexuara në librat e tij. Ai një mbrëmje vendos të marrë shpatën dhe heshtën e tij dhe të dalë në mbrojtje të së drejtës duke gjunjëzuar të paudhët dhe dallaverexhinjtë. Në udhëtimet e tij të çmendura në mbrojtje të së drejtës ai shoqërohet nga shqytari besnik, fshatari Sanço Pança. Në këmbim të shërbimeve të tij Don Kishoti i ka premtuar ta bëjë guvernator të ishullit të parë që do të pushtojë. Kështu Don Kishoti kalon një kalvar rrugëtimi për t’u kurorëzuar kalorës dhe për të fituar zemrën e të bukurës Dulqinjë të Tobozës.

 

Pin It