Drejt njohjes së vetes…

Hapi i parë drejt njohjes së vetes është të dish se ti je i përbërë nga forma e jashtme, e quajtur trup, dhe ekzistenca e brendshme e quajtur zemër ose shpirt. Me “zemër”, nuk nënkuptohet ajo copë muskuli e ndodhur në të majtë të trupave tanë, por ajo që përdor të gjithë aftësitë e tjera si instrumente dhe shërbëtore të saj. Në të vërtetë, ajo nuk i përket botës së dukshme, por asaj të padukshme, dhe ka ardhur në këtë botë si një udhëtar që viziton një vend të huaj për të bërë tregti, për t’u kthyer sërish në tokën ku ka prejardhjen. Është dija mbi këtë ekzistencë dhe cilësitë e saj që përbën çelësin për të arritur dijen mbi Zotin.

Hapja e dritares në zemër drejt botës së padukshme, ndodh në kushte që i përafrohen frymëzimit (inspirimit) të profetëve, kur intuita lulëzon në mendje, e patransmetuar nga ndonjë kanal shqisor. Sa më shumë që një njeri pastron veten nga epshet fizike dhe e përqendron mendjen tek Zoti, aq më i ndërgjegjshëm do të jetë për një intuitë të tillë. Ata që s’janë të ndërgjegjshëm për të, nuk kanë të drejtë të mohojnë realitetin e saj.

 

 

Pin It