Drejtësia është boshti qëndror i profetësisë

Drejtësia është boshti qëndror i profetësisë. Profetësia lëviz në orbitën e drejtësisë. Çdo fjalë e dalë nga goja e profetit ka pamjen e diçkaje të vërtetuar për drejtësinë e saj, sepse profetët nuk bëjnë kurrë ndonjë deklaratë kontradiktore. Kur’ani bën fjalë për këto karakteristika të profetëve duke na folur neve për madhështinë e tyre.

“Përkujto në libër edhe Ibrahimin. Vërtet ai ishte një pejgamber i drejtë!” (Kur’ani, Merjem: 41).

Me fjalë të tjera, i thuhet Hz. Muhammedit (s.a.v.) të kujtojë në Levhi Mahfudh ose në Kur’an që është e vërteta e palëkundshme ose kopja e tij, Ibrahimin si një profet me fjalë, sjellje e mendime të drejta.

“Përkujtoju në këtë libër edhe Ismailin. Ai ishte njeri që e mbante fjalën, ishte i dërguar dhe profet.” (Kur’ani, Merjem: 54).

“Kujto në libër edhe Idrisin. Ai ishte një pejgamber shumë i drejtë. Ne e lartësuam atë në një pozitë të lartë.” (Kur’ani, Merjem: 56-57).

Duke përcjellë fjalët e shokut të burgut të Jusufit, Kur’ani bën fjalë përsëri për të njëjtat karakteristika: “O Jusuf, o ti i drejti…” (Kur’ani, Jusuf: 46)

E si të mos jenë të përgatitur me drejtësi ata, kur Allahu edhe njerëzit e zakonshëm i do që të jenë të drejtë dhe në Kur’an i ngre lart të drejtët:

“O ju që besuat! Kinie frikë Allahun dhe bëhuni bashkë me të drejtët!” (Kur’ani, Tevbe: 119).

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që nuk dyshuan dhe që luftuan në rrugën e Allahut me pasurinë dhe shpirtrat e tyre. Vetëm ata janë të drejtë!”(Kur’ani, Huxhurat: ).

Pin It