Drita që kristalizohet në zemra

Kur’ani është një dritë që kristalizohet në zemra, një burim ndriçimi që u bën dritë shpirtrave dhe fund e krye një ekspozitë të vërtetash. Me fytyrën e tij të vërtetë, Kur’anin munden ta njohin e kuptojnë vetëm shpirtrat që munden t’i dallojnë të gjitha bukuritë e gjithësisë në një lule, që munden ta vëzhgojnë furtunën në një pikë ujë!

Sot hyjmë në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazan! Le t’i shfrytëzojmë sa më mirë me lexim Kur’ani, përkujtim (dhikër) ndaj Zotit, e salavate për të Dërguarin e Allahut (s.a.s). Le të shpresojmë edhe këto pak ditë për mëshirën dhe faljen e Allahut, të cilat në këto ditë të bekuara të Ramazanit, janë edhe më të mëdha…

Agjërim e adhurime të pranuara!

Pin It