Duro dhe fal!

“Kushdo që duron dhe fal, ta dijë, se në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” [Surja Shura, 43]

Kur besimtarit i ndodh diçka e papëlqyeshme nga një njeri, ai duron sepse e di mjaft mirë se kjo ka ndodhur me vullnetin e Allahut. Kështu që ai vazhdon të jetë akoma i lidhur me Allahun. “Njeriu i cili duron, fal dhe toleron, në të vërtetë ka kryer një veprim të hijshëm. Ndoshta, ky ajet kuranor mbart një kuptim të fshehtë që ngjan me kuptimin e ajetit kuranor: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur.”[Surja Ahkaf, 35]

Të gjithë të Dërguarit e Allahut janë të nderuar e të respektuar, të gjithë e kanë zbatuar me përpikëri urdhrin e Allahut dhe e kanë përcjellur mesazhin hyjnor tek njerëzit, por, megjithatë, në mesin e tyre ka pasur disa të dërguar që kanë qenë më këmbëngulës e më të vendosur. Po kështu edhe në lidhje me këtë ajet kuranor, kuptojmë se ai i cili duron dhe fal është më i vendosur se të tjerët, sepse ai duron ndaj caktimit të Allahut dhe është i kapur fort pas fesë.

Pin It